Votojnë edhe të dënuarit

08/05/2011 19:45

Kutive të votimit këtë të diel, disa shtetas u jane drejtuar nën
shoqërine e makinave të policisë. Ata kanë qenë të dënuar apo të
siguruar nga gjykata në arrest shtëpie dhe janë shoqëruar të votojnë në
qendrat ku kanë qenë të regjistruar. (UPDATE)

Kamerat e Top Channel ndoqën këtë proces votimi të këtyre shtetasve ne disa rrethe si dhe ne kryeqytet. Perfaqesues te partise socialiste pretenduan se te denuarit po nxirren nga burgjet per te votuar, duke aluduar per manipulime

“Problemi më shqetësues që kam ngritur është votimi i këtyre personave. Kam njoftuar edhe zyrtarët ndërkombëtarë për këtë fakt”, tha deputeti socialist, Ilir Gjoni.Por nderkohe anetare te komisionit te votimit thane se nuk ka asnje shkelje ne kete proces

E njejta gje eshte verejtur edhe ne Shijak, ku dy persona kane votuar nen shoqerine e policise.
Ndersa Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, permes nje njoftimi per shtyp sqaron se ne baze te ligjit zgjedhor, qendra votimi hapen ne institucionet ku jane mbi 15 denuar dhe shoqeruar.

Nen kete numer, personat e denuar apo te ndaluar, te cileve nuk u eshte hequr me ligj e drejta e votes, me kerkesen e tyre shoqerohen per ne qendrat e votimit ku jane regjistruar. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve sqaron se deri ne oren 16:00, ne gjithe vendin kane votuar 417 persona, nga te cilet 100 të paraburgosur dhe të dënuar kane votuar te shoqeruar nga policia ne qendrat e votimit, me kerkesen e vete te ketyre personave.  

Top Channel