Peshkopi, votime me qiri

08/05/2011 20:20

Votime me qiri në shekullin XXI. Kjo ndodh në fshatin Begjunex të
Komunës Melan, vetëm 1 km larg qytetit të Peshkopisë. Votuesit ankohen
se kushtet në të cilat votojnë janë skandaloze.

Anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit, për këtë situatë kanë njoftuar edhe drejtuesit e KZAZ-së, por prej atje nuk është ndërmarrë asnjë masë për përmisimin e kësaj situate.

Qendra e votimit ku votohet nën dritën e qiriut gjendet në shkollën ‘Rukie Roshi’ ku mjësojnë nxënësit e ciklit të ulët. 400 votuesit e këtij fshati ndonëse gjithmon votojnë në një përqindje të lartë asnjëherë nuk janë shpërblyer nga të zgjedhurit e tyre.

Top Channel