Peshkopi, kryekomunari i Luznit kërkon mandatin e gjashtë

08/05/2011 20:25

Nje fenomen i ketyre zgjedhjeve ishte edhe rikandidimi i drejtuesve aktuale per mandatin e katert apo edhe te peste.

Por duket se Peshkopi kemi nje rast unikal, ku nje drejtues vendor ka qe ne vitin 1991 ne krye te komunes dhe ende kerkon nje mandat te ri.

Haxhi Damzi që nga viti 1991 është kryetar i komunës Luzni të Peshkopisë. Damzi i cili ka ushtruar detyrën e kreut të komunës 5 mandate thotë se rasti i tij është unik.

“Besoj që përvec rastit tim që besoj është rast unikal në Shqipëri nuk besoj që ka rast tjetër në ushtrimin e 5 mandateve rresht që nga viti 1991 e deri në vitin 2011”, tha Damzi.

Kur ka ardhur për herë të parë në krye të komunës ka qenë 30 vjec. Thotë se periudha prej dy dekadave në të njejtin post ka filluar t’i shkaktojë mërzi megjithatë nuk ka ndërmend tërhiqet.

“Besoj që është kuriozitet. Edhe në një familje të jesh kryefamiljar 20 vjet bashkë me familjen problemet janë të shumta mundesh edhe të mërzitesh me të”, tha Damzi.

Komuna Luzni shtrihet në jug-perëndim të Peshkopisë, përbëhet nga 6 fshatra dhe ka rreth 4 mijë banorë. Vetëm 50 prej tyre janë të punësuar nëpër institucione. Pjesa tjetër merren kryesisht me blegtori dhe bujqësi dhe jetojnë në varfëri të skajshme.

Top Channel