Nis zyrtarisht proçesi i votimit

08/05/2011 07:00

Ka nisur zyrtarisht proçesi i votimit ku mbi 3 milionë 100 mijë shtetas shqiptarë më të drejtë vote do të kenë mundësinë të votojnë sot në 4882 qendra votimi në të gjithë vendin nga ora 07:00 deri në orën 19:00, për të zgjedhur udhëheqësit e tyre vendorë.

Infrastruktura zgjedhore është gati në të gjithë vendin, ndërsa Policia e Shtetit njofton se ka marrë të gjitha masat për vijimin e qetë dhe pa incidente të procesit zgjedhor gjatë gjithë ditës së nesërme në të gjithë vendin.

Procesi zgjedhor dhe mbarëvajtja e tij janë cilësuar si mjaft jetike për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian nga përfaqësitë ndërkombëtare diplomatike në Tiranë. Në kuadër të monitorimit, vetë Parlamenti Europian është angazhuar duke dërguar në Tiranë një grup ekspertësh që do të monitorojnë të gjithë procesin.

Sot shqiptarët do të vendosin për kryetarët e bashkive, komunave dhe të këshillave bashkiakë pas fushatës elektorale 1 mujore, një fushatë kjo e kritikuar nga dy raportet paraprake të OSBE/ODIHR dhe nga vëzhguesit vendorë, të cilët vlerësuan ndër të tjera edhe se premtimet e një pjese të kandidatëve shkojnë përtej kompetencave të një të zgjedhuri vendor.

Një fushatë e gjërë, me mbështetjen e organizmave ndërkombëtare, është ndërmarrë për të njoftuar votuesit për dokumentat që duhet të paraqesin para komisionerëve nëpër qendrat e votimit, mënyrën e votimit si dhe për të shmangur votimin familjar.

Zgjedhjet do të monitorohen nga rreth 500 vëzhgues të huaj dhe mbi 2 mijë vëzhgues vendas.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë