Zbulohet geni që të bën të lumtur

06/05/2011 19:10

Është zbuluar geni i parë i lumturisë, domethënë i pari që ka rezultuar formalisht i lidhur me nivelin e kënaqësisë dhe lumturisë së një individi.

Geni prodhon molekulën e lidhur me funksionimin e neurotransmetuesit të humorit të mirë, serotoninën.

“Bëhet fjalë për genin ‘5-HTTLPR’ i cili vepron si transportues i serotoninës”, shpjegon Jan-Emmanuel De Neve i London School of Economics, bashkautori i studimit të publikuar në revistën “New Scientist”.

Top Channel