Vaksina kundër HIV, progrese në Australi

06/05/2011 18:30

Kërkuesit australianë kanë kryer progrese të rëndësishme drejt zhvillimit të një vaksine kundër HIV dhe shpresojnë të ofrojnë një formulë parandaluese brenda pak vitesh.

Ekspertët e departamentit të mikrobiologjisë dhe imunologjisë të universitetit të Melbourne kanë zbuluar aspekte të reja të përgjigjes imunitare të organizmit ndaj HIV.

Ekipi që drejtohet nga profesori Stephen Kent ka vëzhguar se personat me HIV prodhojnë antitrupa sipas një proçesi të quajtur ADCC.

Top Channel