Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është përgjigjur sot para
deputetëve, pas interpelancës së kërkuar nga Lëvizja ”Vetëvendosje”
rreth çështjes së bisedimeve ndermjet Kosovës dhe Serbisë.

Kreu Albin Kurti kërkoi të jepen sqarime për dialogun me Serbinë, të bëhen publike temat e bisedimeve me zyrtarin Rober Cooper gjatë mesit të vitit 2010.

Kryeministri Thaçi, sipas RTK-së, në përgjigjen e tij tha se Kosova ka vijat e kuqe në bisedimet me Serbinë, e që sipas tij do të thotë se statusi i Kosovës dhe integriteti territorial i saj janë të paprekshme.

Top Channel