“Bin Laden”, tributë Apache duan falje nga Obama

05/05/2011 01:55

“Geronimo”, emri i koduar i misionit të forcave speciale amerikane që ndërmorën sulmin kundër Osama Bin Ladenit në orët e para të 2 majit, ka hapur polemika në Shtetet e Bashkuara për presidentin Obama.

Geronimo lindur në vitin 1829, ishte një indian i Amerikës i cili luftoi kundër ekspansionit të Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara në tokat e tribuve Apache.

Nisur nga ky fakt, komuniteti Apache në Fort Still në Oklahoma i ka dërguar një letër presidentit Obama ku i kërkon të kërkojë falje publike për identifikimin e një terroristi të akuzuar për vrasje në masë me heroin e tyre.

“Të vendosësh një barazi mes Geronimos dhe një vrasësi në masë, një terroristi burracak, është tejet ofenduese për ne”, thuhet në letrën që kreu i komunitetit Apache të Fort Still, Jeff Houser i ka dërguar presidentit Obama.

FOTO GALERI
1/1
Geronimo, luftëtari i indianëve të Amerikës

Top Channel