Fushata, Topi:Përballje kandidatësh dhe jo tifozësh

03/05/2011 11:40

Presidenti i Republikës Bamir Topi kërkoi sot prej stafave elektorale të
partive politike që në këto ditë të mbetura fushate të injektojnë
klimën e qetë.

“Kjo fushatë iku pa debat të vërtetë mes kandidatëve. Nuk duhet të ketë përballje tifozësh, por kandidatësh. Shohim një përballje të ashpër të stafeve të kandidatëve dhe analistëve të medias”, tha Topi.

Deklarata e kreut të vendit u bë gjatë një takimi me përfaqësues të Parlamentit Rinor.

Top Channel