Shtetet më pak të populluara në botë

02/05/2011 11:05

Kina është vendi me më shumë banorë në botë.

Vendi aziatik popullohet nga 1 miliardë e 300 milionë persona. Ndiqet në vend të dytë nga India me 1 miliardë e 200 milionë banorë. Në vend të tretë renditet SHBA me “vetëm” 311 milionë banorë.

Por, shumë pak dihet mbi vendet më pak të populluara të botës.

Ja lista:


Vatikani
(800 banorë) – Një nga vendet më të çuditshme të botës. Kombësia në këtë shtet nuk fitohet me lindjen sepse ky është vendi ku qytetarët janë të gjithë beqarë. Kombësia fitohet me një kontratë dhe janë “vendas” vetëm ata që punojnë në Vatikan: priftërinjtë dhe rojet zvicerane.


Tokelau
(1 200 banorë) – Është një arkipelag në Oqeanin Paqësor. Janë të regjistruar vetëm në një federatë sportive ndërkombëtare, atë të ping-pongut.


Niue
(1 500 banorë) – Edhe pse ka qeverinë e tij, ky vend është i lidhur me Zelandën e Re. Ka vetëm një shkollë fillore, por një nivel analfabetizmi për tu pasur zili: 1%.


Ishujt Malvine
( 3 000 banorë) – Janë të famshme për luftën në të cilën ushtria britanike shkatërroi atë argjentinase.


Tuvalu
(10 000 banorë) – Ndodhet në mes të Australisë dhe Hauait. Ka fituar pavarësinë në vitin 1978 dhe ka shumë pak burime natyrore.

Top Channel