Kate mama në 2012-n. Bastëxhinjtë anglezë, në kuadër të Royal Wedding, mbledhin baste mbi gjithçka që lidhet me martesën e Will dhe Kate, mbi eventin apo të ardhmen e çiftit.
Dhe nëse lindja e femijes se pare eshte parashikuar për vitin e ardhshëm me një koefiçent 2.25, bastet vazhdojnë mbi veshjen që Elisabeta do të shfaqet në martesën e nipit.
Për pasardhësin e ardhshëm, bastexhinjtë japin një koefiçent 2.25 për vitin 2012, që ngjitet në 2.50 për 2013-n dhe 5.50 e i 6.00 respektivisht për 2014-n e 2015-n.
Shumë janë të sigurtë se mbretëresha do të zgjedhë një kapele të verdhë ku koefiçenti është 2.10, ndërsa në një pozicion të mirë duket se është edhe bluja e dhënë me 5.0, e ndjekur nga vjollca dhe e kuqja, të dyja me koefiçent 6.50, ndërsa bezha kuotohet me 9.00.
Çmenden parashikimet edhe për gjatësinë e veshjes së nuses, bën të ditur Stanleybet, e cila ofron me 1.80 mundësinë që nuk kalon 6 metrat, por ajo nuk është më pak se 2 metra. Ndërkohë jepet me 5.00, gjatësia e fundit të fustanit të Kate që shkon 6-10 metra.
Top Channel