Truri, nëse fle pak, neuronet në grevë

28/04/2011 11:50

Nëse fle pak disa pjesë të trurit, ose më saktë neuronet, mund të hyjnë
në grevë dhe ndërsa je zgjuar, mund të flenë edhe për pak çaste, me
rrezikun që mund të gabosh në atë që po bën.

Zbulimi është bërë nga një studim italian i kryer mbi minjtë.

Në kafshët që ishin pa gjumë, disa neurone në tru binin përkohësisht në gjumë, duke bërë që kavia të kishte vështirësi motorike.

Top Channel