Rama: Mos u stepni nga presionet

28/04/2011 15:25

I shoqeruar nga kandidati për minibashkinë 7, Erjon Koka, Edi Rama është takuar me banorë të kësaj zone.(UPDATE)

“Saliu ka përgjegjësi që i ka lënë njerëezit rrugëve pa punë, që e ka bërë padrejtësinë, sistem. Vota është fuqia jonë”, tha Rama.

Banoret jane ankuar per presionet qe po u behen sipas tyre, per angazhimet ne fushaten elektorale.

“Po bëhen përpjekje të dëshpëruara për të trembur njerëzit. Askush nuk duhet të trembet, vota është fuqia që ka njeriu i zakonshëm në demokraci”, tha Rama.

Kryetari i bashkise ka inspektuar me pas punimet, ne tunelet e nendheshme qe jane ndertuar per infrastrukturen e nëndheshme ne sheshin ‘Skenderbej’.Rama eshte shprehur per nje projekt spektakolar qe po zbatohet per sheshin ‘Skenderbej’ per ta shenderruar ate te terin ne funksion te qytetareve.

“Nën këtë shesh do të kalojë vetëm tram-i. Automjetet e tjera do të kalojnë në unazen e vogël dhe nuk do të depërtojnë  sheshin, që do të jetë në dispozion të gjithë qytetarëve. Gurë nga të gjitha trojet, akseksorë të tjerë do ta bëjnë sheshin një version fantastik të vizionit tonë për Tiranën europiane”, tha Rama.

Top Channel