Gjen kuti prezervativësh në vezën e Pashkës

28/04/2011 17:30

Një fëmijë 6-vjeçar në Bari të Italisë ka gjetur një kuti me prezervativë në vezën e Pashkës që i kishin bërë dhuratë gjyshërit e tij.

Prindërit kanë mundur që t’i heqin mendjen nga “dhurata” fëmijës, i cili pyeste se çfarë ishte “surpriza” brenda vezës.

“Nëse do ishte 1 prilli dakord, por të bësh një shaka të tillë për Pashkë është e pakuptueshme. Pastaj, dihet nga të gjithë që vezët e çokollatës janë për fëmijët. Më duket një shaka fare pa kripë”, është shprehur nëna e 6-vjeçarit.

Shtëpia prodhuese e këtyre vezëve ka kërkuar falje për episodin dhe i ka dërguar familjes vezë të tjera.

Top Channel