Fier, Berisha: Fushata, një universitet për mua

28/04/2011 23:30

Kryeministri Sali Berisha është kthyer për herë të dytë në Fier brenda 2 javëve, këtë herë në një mot me diell, për të mbështetur kandidatin, Ilir Bele për këtë bashki të madhe, por bastion të socialistëve.

Megjithatë kryeministri Berisha është treguar optimist se me programin për punësimin dhe zhvillimin e Fierit, qytetarët e tij do të dinë të vlerësojnë të ardhmen e tyre më të mirë.

Në Fier,  Sali Berisha, u foli shqiptarëve me modestinë e një politikani, që megjithëse është protagonisti kryesor i skenës politike prej dy dekadash, ka gjithmonë cfarë të mësojë nga qytetarët e tij.

“Kjo fushatë, si cdo fushatë tjetër, ka qenë dhe mbetet një nga universitetet më të mëdha të jetës sime. Une, kryeminsitri juaj, vij si student tek ju për t’u njohur, për të mësuar idete tuaja, projektet tuaja,  përkushtimin tuaj, besimin tuaj. Këto vite ka patur lumenj djerse, sakrificash, por këto vite fierakët, shqiptarët bënë realitet endrrat shekullore të tyre”, tha kryeministri Berisha.

Dy nga këto ëndrra të realizuara gjatë qeverisjes së tij, kryeministri Berisha përmendi anëtarësimin e vendit në NATO dhe liberalizimin e vizave, por ai tha se në këto 20 vjet shqiptarët ia kanë dalë, që me punën e tyre dhe me reformat e qeverisë, vecanërisht, gjatë 5 viteve të fundit, të shndërrojnë vendin dhe jetën e tyre.

“Ne jemi njerëzit e mundit, djersës, lodhjes, por jemi njerëzit e ngjitjes. Jemi ata që ne 4-5 vite mbidysfishuam cdo pension në fshat e qytet, dyfshuam rrogat e ulëta dhe mesatare. Shqipërinë e bunkerëve dhe të kasolleve po e ndërtojme cdo ditë me Shqipërinë e vilave dhe autostradave”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi fierakët dhe shqiptarët të votojnë kandidatët e Aleancës për Qytetarin në bashki dhe komuna, si një mundësi reale për të bërë më të mirë jetën e tyre në fshat dhe qytet dhe për të arritur standartet europiane.

“Europën e ndërtojmë ne vetë, burrat dhe grate që i besojnë njëri-tjetrit, që i besojnë tokës sonë, që i besojmë Zotit. Nuk na mungon asgjë. Kemi gjithcka për të ndërtuar këtu në Fier dhe kudo Europën në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.

Top Channel