Lamtumirë makinës së shkrimit

27/04/2011 12:00

Godrej & Boyce, fabrika e fundit që prodhonte makina shkrimi është mbyllur në Indi pak ditë më parë.

Në këtë vend, biznesi i makinave të shkrimit ka rezistuar deri para pak vitesh kur rritja ekonomike dhe rënia e çmimit të kompjuterave i dhanë goditjen përfundimtare. Në vitin e fundit Godrej & Boyce ka prodhuar vetëm 800 makina shkrimi dhe shumica prej tyre ishin me tastjerë arabe për vendet islamike.

Milind Dukle, drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes, deklaroi për mediat indiane: “Nuk po shesim më. Duke filluar nga viti 2000, kompjuterat po dominojnë tregun. Vitet e fundit klientët tanë ishin vetëm koleksionistët.”

Makina e parë e shkrimit u ideua nga italiani Giuseppe Ravizza në vitin 1846.

Top Channel