Policia e Guatemalës ka arrestuar Waldemar Lorenzana Lima, i kërkuar nga SHBA për lidhjet e tij me kartelin meksikan të drogës, Sinaloa.
Lorenzana, 71 vjec, u ndalua jashtë Guatemala Sitit me ndihmën e agjentëve amerikanë, bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me klanin Sinaloa për të trafikuar kokainë nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kartelet meksikane e kanë shtrirë influencën e tyre në Guatemalë, ku forca e ligjit vazhdon të jetë e dobët.
Lorenzana, një shtetas guatemalas, u ndalua në prefekturën El Hikaro, 65 kilometra larg kryeqytetit Guatemala Siti.
I njohur ndryshe me nofkën Patriarku, ai kërkohej prej kohësh nga drejtësia amerikane, që kishte ofruar 500 mijë dollarë për informacione që do të conin në arrestimin e tij.
Ministri i Brendshëm, Carlos Menocal ka deklaruar se agjentë nga FBI-ja dhe DEA amerikane ndihmuan në operacionin e suksesshëm të arrestimit.
Top Channel