Sindroma Samo, i sëmuri kërkon vdekjen prej partnerit

26/04/2011 10:30

Sindroma e Samo-s është një cregullim mendor i rrallë, që prek kryesisht
gratë. Ato kërkojnë raporte seksuale jo të mbrojtura me persona të
infektuar prej sëmundjeve të rënda si SIDA, hepatiti apo sifilizi.

Ishulli i Samo-s në detin Egje ishte i famshëm në të shkuarën sepse aty gjendeshin lebrozët shumë lehtë. Nuk ishte i ndaluar kontakti i të sëmurëve me personat e tjerë të shëndetshëm të ishullit. Mes tyre mund të kishte lidhje sentimentale dhe martesë.

Eshtë dokumentuar episodi i një vajze të shëndetshme, e cila u lidh në martesë me një djalë të sëmurë me lebrozë; vajza jo vetëm që nuk kishte problem kontaktet seksuale, por ishte tmerrësisht e tërhequr prej partnerit të saj, pikërisht se ai ishte i sëmurë. Instituti i Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Bolonjës ka marrë shkas nga ky ishull për t’i dhënë emër këtij fenomeni psikologjik.

Sindroma Samo bën pjesë në atë kategori sjelljeje erotike-seksuale jo konformiste në sferën seksuale,që në thelb është një crregullim psikik. Kush bën një sjellje të tillë, shpesh fsheh probleme psikologjike shumë të rënda. Shkak mund të jetë marrëdhënia me nënën, e cila mund të jetë treguar e ftohtë në marrëdhënie me fëmijën ose mund të ketë patur personalitet të fortë.

Sindroma e Samo-s jo vetëm që prek mendërisht një person, por ka edhe një impakt më të gjerë, sepse përhap sëmundje të rënda ngjitëse vdekjeprurëse.

Top Channel