Përbindëshi me shumë forma

26/04/2011 20:30

Një përbindësh që ndryshon formën e tij po shqetëson prej 1 muaji banorët e Steytlerville në Afrikën e Jugut.

Shefi i policisë së zonës është shprehur se përbindëshi është parë dy herë gjatë mbrëmjes të së dielës. Sipas një banori, ai në fillim u shfaq si një burrë pa kokë dhe më pas u shndërrua në një qen të madh.

Më tej, krijesa e çuditshme është parë nga persona të tjerë në formën e një majmuni para se të zhdukej.

Policia e Steytlerville ka marrë lajmërime javën e kaluar nga banorë të tjerë të zonës për një përbindësh i cili ndryshonte formë sa herë që e shikoje.

Një nga dëshmitarët tregon se në fillim krijesa iu shfaq si njeri e më pas u transformua në derr dhe pastaj në një lakuriq nate.

Policia ka pranuar të ndjekë këtë çështje vetëm nëse banorët i sjellin një foto të këtij përbindëshi.

“Po ndodh diçka shumë e çuditshme në Steytlerville, por deri tani nuk ka pasur asnjë të dëmtuar”, ka deklaruar shefi i policisë.

Top Channel