Ja këngët për të bërë dashuri

26/04/2011 11:30

Të bësh dashuri me muzikë në sfond është shumë bukur. Kështu thonë
shkencëtarët e Universitetit amerikan të Jale, por në të njëjtin mendim
janë edhe disa muziko-terapistë.

Edhe nëse preferoni qetësinë nën carcafë, hidhini një sy listës muzikore që ju propozojmë…ndoshta mund të ndërroni mendje. Nuk është një klasifikim tradicional, por një seleksionim i melodive që mund t’ju frymëzojnë gjatë një marrëdhënies tuaj me partnerin.

Don´t know why (Norah Jones) – Pianoja dhe instrumentat e tjerë shkrihen rreth jush, zëri i këngëtares është magjepsës.

Forbidden Colors (Ryuichi Sakamoto) –Muzika ju bën që të fluturoni me partnerin tuaj.

Sexual Healing (Marvin Gaye) – Të bësh dashuri cdo ditë,  e mban mjekun larg prej jush; kështu thotë një prej gjenive të muzikës soul e R&B. Një melodi që mund të jetë krijuar vetëm për seksin.

Feel good vibe (Feel Good Production) – Hipnotizuese, manjetike, e parezistueshme. Në sfond kjo melodi është zgjedhje shumë e mirë.
In the air tonight (Phil Collins) – Vetëm këtu mund ta gjesh të gjithë atmosferën që përshkruan gjendjen tënde shpirtërore.

Upside down (Diana Ross) – Mënyra më e mirë për ta bërë partnerin tënd që të ndihet mbi re.

I Want Your Sex (George Michael) – Ritmi i nxehtë dhe djallëzor, por në asnjë moment vulgar, shoqëruar me zërin perfekt të këngëtarit është zgjedhje e mirë.

Natural Woman (Aretha Franklin) – Mbretëresha e zërit, në një klasik të përshtatshëm në të gjitha kohërat. Muzika e duhur për një marrëdhënie shumë të nxehtë…

Walk on the wild side (Lou Reed) -Zëri është i thellë dhe i lotë, atmosfera metropolitane, realiteti i afërt. Një melodi që mund t’i ndezë kujto fantazitë seksuale.

Sex Machine (James Brown) – Eshtë e pamundur që të mos lëvizësh gjithë pjesët e trupit ndërsa dëgjon këtë mrekulli funk të të gjitha kohërave.

Bolero (Ravel) – Imagjinoni një spirale që ju përfshin gjithë trupin në mënyrë hipnotizuese…këtë ju dhuron kjo melodi.

Top Channel