Ahmataj: Flamurtari po penalizohet

26/04/2011 00:00

I ftuar në studion e Procesit Sportiv në Top Channel, një nga lojtarët kyç të Flamurtarit në këtë sezon, Julian Ahmataj deklaroi se skuadra e tij po penalizohet qëllimisht për t’i dhënë një rrjedhë të paracaktuar këtij kampionatit.

Ahmataj shprehu rezervat e tij jo vetëm për gjykimin në ndeshjen me Laçin por edhe për gjykimin ndaj Bylisit në Ballsh, ku vlonjatët nuk morën dot më shumë se një pikë, para disa javësh dhe ndaj Shkumbinit në Peqin vetëm javën e kaluar, ku Flamurtari humbi 2-1.

““Gjyqtari në Ballsh penalizoi Flamurtarin, në Peqin gjytari u fut me zor në fushë, anësori u dëmtua. Po ashtu edhe në Laç na u dëmtua portieri, u qëllua me gurë. Kur mund të ndërpritet një ndeshje në kampionatin shqiptar, kur të vdesë njeri në fushë?!”, tha Ahmataj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA