Dieta funksionon më mirë nëse nuk gatuan ti

25/04/2011 10:30

Lufta ndaj kilogramëve të tepërt është tepër e vështirë. Nuk rreshtin
dietologët dhe mjekët duke këshilluar njerëzit që të reagojnë ashpër ndaj
obezitetit, të kujdesen për trupin e tyre sepse pesha e tepërt sjell
sëmundje.

Së fundmi gjatë takimit të përvitshëm të ‘Obesity Society’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikë është prezantuar një kërkim i Universitetit të Kalifornisë që tregon përdorimin e një programi komercial për t’u dobësuar.

Në studim u përfshinë 400 gra me moshë mesatare 44 vjec, me masë trupore 34, nga 30 që është normalja.

Ekspertët i ndanë gratë në tre grupe. I pari u përfshi në një dietë të kontrolluar dhe aktivitet të përditshëm fizik. Ushqimet këto gra i përgatisnin vetë.

Dy grupet e tjera morën ushqime të përgatitura nga të tjerë, njëri porosiste me anë të telefonatave dhe një tjetër grup pas takimeve me eksprtët. 24 muaj pas nisjes së studimit, anëtarët e grupit që përdornin ushqimet pas takimit me ekspertin kishin humbur mesatarisht 7.4 kilogramë. Ata që ushqeheshin pasi porosisnin ushqimin me telefon humbën 6.2 kilogramë, ndërsa ata që kishin ushqim të kontrolluar, por që e përgatisnin në shtëpi kishin humbur vetëm dy kilogramë.

Top Channel