Del nga spitali foshnja e pazhvilluar

25/04/2011 11:10

Një foshnjë që lindi vetëm pas 21 javësh e 5 ditësh në një klinikë të Fuldas (Gjermani), ka dalë nga spitali të mërkurën e kaluar.

Vogëlushja Freida lindi më 7 nëntor dhe ishte e gjatë vetëm 28 centimetra dhe peshonte 460 gramë.

Pas 5 muajsh e gjysmë gjatë të cilave ka arritur gjatësinë 50 cm dhe peshën 3.5 kg ka lënë klinikën në të cilën ushqehej nëpërmjet kërthizës në një ambjent tërësisht të izoluar.

“Tahmë nuk ka më asnjë rrezik dhe Freida mund të zhvillohet si çdo fëmijë tjetër”, u shpreh një doktor i spitalit.

Freida lindi së bashku me një vëlla binjak, i cili ndërroi jetë vetëm pak ditë pas lindjes.

Një foshnje konsiderohet e pazhvilluar kur lind para muajit të tetë të shtatzanisë.

Top Channel