Vaksinat shpëtojnë 3 mln njerëz në vit

22/04/2011 12:55

Në 300 vjet histori, vaksinat kanë bërë një rrugë të gjatë dhe sot janë
tre milionë personat që cdo vit ia detyrojnë jetën një injeksioni.

Kështu ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila edhe këtë vit ka nisur në të gjithë botën fushatën “Java e imunizimit”.

Megjithatë, OBSH ka vlerësuar se mbetet ende shumë punë për të bërë për të mposhtur edhe sëmundjet që janë të parandalueshme.

Top Channel