Integrimi i fëmijëve

22/04/2011 19:10

Në kuadër të 8 Majit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq është mbajtur në Tiranë pranë Galerisë së Arteve, konkursi i piktorëve të vegjël.

Në këtë ekspozitë marrin pjesë fëmijë të shkollave 9-vjeçare të Tiranës, si dhe fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, por edhe nga ata të Institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë e flasin, Instituti i fëmijëve që nuk shikojnë dhe disa fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ky projekt ka si qëllim bashkimin e fëmijëve të institucioneve sociale me moshatarët e tyre dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Fituesit e këtij konkursi dhe punimet më të mira do të marrin pjesë në ekspozitën kombëtare të Kryqit të Kuq Shqiptar e cila do të hapet më datë 7 maj.

Top Channel