Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Kompania “Samsung Electronics” ka paditur “Apple”, duke deklaruar se grupi rival ka shkelur të drejtat e patentës së saj.
Padia vjen vetëm pak ditë pasi “Apple” akuzoi “Samsung” se ka “skllavëruar” modelet e saj të iPad-it dhe iPhone.
Procesi gjyqësor për patentat, i hapur në Korenë e Jugut, Japoni dhe Gjermani, përfshin akuzën e shkeljes së pesë patentave, thuhet në një komunikatë të “Samsung”.
“’Samsung’ po i përgjigjet në mënyrë aktive aksionit ligjor të ngritur ndaj nesh për të mbrojtur pronën tonë intelektuale”, thuhet në komunikatë.
Kompania koreano-jugore është një nga prodhuesit kryesorë të modeleve smartphone, të cilët po përhapen me shpejtësi në industrinë e telekomunikacionit.
Nga ana e saj, “Apple” ngriti një akuzë analoge të premten e kaluar ndaj kompanisë aziatike.
Top Channel