Apple-Google, luftë për shkarkimin e muzikës

22/04/2011 15:40

Apple synon të lançojë përpara Google një shërbim të ri që lejon shkarkimin e muzikës nga serverët e tyre në çdo lidhje interneti, përfshirë ato të smartphone.

Gara ndaj kohës se kush do të lëshojë e para shërbimin e “music on cloud” (muzika në re), tashmë ka filluar.

Shtëpia e Cupertino, sipas burimeve të mirëinformuara, duhet ende të bjerë dakord në lidhje me të drejtat muzikore me markat më të mëdha diskografike.

Top Channel