Vizaton tigër mbi trupin e tre femrave

20/04/2011 12:30

Craig Tracy nuk është një piktor si gjithë të tjerët.

Artistit nga New Orleans i pëlqen që pikturat e tij 3D t’i bëjë mbi trupin e personave. Në veprën e tij të fundit, tre femra nudo qëndruan plot 24 orë të palëvizura ndërkohë që Craig përdorte mbi trupin e tyre një bojë të posaçme për të vizatuar një tigër.

Kjo vepër e tij u bë për të rritur sensibilizimin e njerëzve mbi rrezikun e zhdukjes së tigrave.

Gjatë karrierës së tij, Craig Tracy ka pikturuar më shumë se 4 mijë trupa njerëzish.

“Nuk e kam fare problem të gjej modele për të punuar. Nuk i gjej nëpërmjet agjensive apo gjërave të tilla, njerëzit janë ata që më gjejnë mua. Gjithashtu, unë as nuk i paguaj modelet me të cilat punoj”, deklaroi Tracy.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel