Vendet më mikpritëse në botë

20/04/2011 11:05

Ka disa vende të cilat janë më mikpritëse se të tjerat dhe popullsia e tyre të bën të ndihesh menjëherë shumë mirë.

Kanadaja, Ishujt Bermuda dhe Afrika e Jugut janë 3 vendet më “miqësore” në botë. Sipas HSBC (shoqëria që ka realizuar sondazhin), ky rezultat ka dalë edhe sepse rreth 80% e personave që janë pyetur dhe që jetojnë në këto vende kanë ardhur nga vende anglishtfolëse dhe gjuha zyrtare e këtyre tre vendeve është pikërisht anglishtja.

Në vend të pestë renditet SHBA, e ndjekur nga Australia.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Singapori dhe Hong Kongu, kësaj radhe jo falë gjuhës, por sistemit të shëndetësisë dhe transportit publik që konsiderohen si të shkëlqyer.

Top Channel