Pajisje në hundë kundër alergjive

20/04/2011 16:00

Zgjerohet arsenali i mjeteve që ndihmojnë në luftimin e alergjive në rrugët e frymëmarrjes sidomos në këtë periudhë të vitit që shtohen rastet për shkak të çeljes së luleve.

Për të kufizuar kontaktin me pjesëzat e dëmshme të marra nga ajri, është krijuar një pajisje e re që vendoset në hundë dhe filtron ajrin që thithet.

“Deri tani e kemi eksperimentuar këtë pajisje në 20 pacientë që vuajnë prej kohësh nga alergjitë. Rezultatet që kemi marrë janë shumë inkurajuese”, theksoi doktor Gennaro D’Amato, kërkues në spitalin e Napolit.

Top Channel