Pacienti ka të drejtë që të dijë nëse mjeku që do ta operojë ka pushuar mjaftueshëm përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Ky është opinioni i shprehur në një editorial në “New England Journal of Medicine”, prej disa mjekëve me në krye Micheal Nurok, anestezist dhe specialist i Terapisë Intensive në Spitalin Kirurgjikal të New York-ut.

Sipas ekspertëve ndodh shpesh që mjeku pas qëndrimit roje në punë, duhet që të nesërmen të kryejë operacionet e programuara më parë. Por mungesa e gjumit mund të ndikojë negativisht gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Një mjek që ka qëndruar për shumë kohë zgjuar pa pushuar nuk mund të jetë tërësisht i kthjellët në kapacitetin e tij psiko-motorrik, ndaj mund të rrezikojë edhe jetën e pacientit për një gabim sado të vogël.

Në Shtetet e Bashkuara, institucionet kanë bërë të mundur që mjekët në vitin e parë të punës të mos lejohen të jenë në detyrë më shumë se 16 orë rresht dhe se 8 orë të ditës duhet t’i kalojnë patjetër duke pushuar.

Top Channel