Dieta në shtatzani ndryshon ADN-në e embrionit

20/04/2011 15:35

Një dietë e varfër me karbohidrate në muajt e parë të shtatzanisë mund të ndryshojë ADN-në e embrionit, duke shtuar rrezikun e obezitetit, sëmundjeve kardiake dhe diabetit gjatë jetës.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i drejtuar nga profesor Gluckman i Universitetit të Auckland, në Zelandën e Re, që jep provat e para që lidhin dietën në shtatzani me obezitetin.

“Rezultatet na ofrojnë potencialin për të përpunuar dietën optimale të nënës së ardhshme”, shkruan Gluckman në revistën “Diabetes”.

Top Channel