10 metra pjesë plastike në stomak

20/04/2011 13:30

Mjekët e lokalitetit Yexuan, në Kinë, kanë hequr 10 metra tubash të vogla plastike nga stomaku i një pacienti, i cili mesa duket i hante këto pjesë për të mposhtur stresin.

Pacienti 56-vjeçar kishte filluar të hante tuba plastikë prej 30 centimetrash para tre vitesh, kur prindërit e tij ndërruan jetë dhe ai mbeti pa punë dhe i varfër.

Ai mendonte se këto tuba të vegjël treteshin lehtë nga stomaku dhe për tre vite rresht u ushqye me to sa herë që ndjente ankth.

Por, në një ditë shumë stresuese, pasi mbaroi së ngrëni një tub 2 metra të gjatë ndjeu shqetësim në stomak dhe u drejtua për në spital. Aty, doktorët u vunë përballë një situate të pabesueshme.

“Pjesët e tubave ishin lidhur me njëri-tjetrin dhe kishin formuar një tub të gjatë 10 metra! Na u desh tre orë ta hiqnim”, deklaroi doktori që realizoi operacionin.

Top Channel