Vdes manjati i ëmbëlsirave

19/04/2011 03:55

Vdes në moshën 48 vjecare, manjati i ëmbëlsirave, Pietro Ferrero.

Ferrero, që mbante postin e Drejtorit Ekzekutiv të Nutella, vdiq në Afrikën e Jugut, ku ndodhej për arsye pune. 48 vjecari ndërroi jetë teksa ishte duke shëtitur me bicikletë. Kompania njoftoi se prej disa kohësh Ferrero kishte patur probleme shëndetësore.

Pietro Ferrero, së bashku me të vëllain, Giovanni dhe babain e tyre, Michele manaxhonin gjigandin italian të prodhimit të ëmbëlsirave Ferrero, që prodhon produktet “Nutella” e “Kinder”. Suksesi tyre shumë shpejt do t’i ngjiste në krye të listës së personave më të pasur në Itali dhe ndër më të pasurit në botë.

Top Channel