Tajvani, trupa në ishujt e pretenduar nga Kina

19/04/2011 15:30

Tajvani lajmëroi sot se do të rrisë prezencën ushtarake në disa ishuj të diskutuar në Detin e Kinës Jugore, një veprim që mund të sjellë një përplasje të re diplomatike me autoritetet e Pekinit.

Tajvani pretendon një pjesë të Ishujve Spratli, ku ka një prezencë prej 200 trupash. E njëjta tokë pretendohet edhe prej Kina, Filipina, Vietnami, Malajzia dhe Brunei.

Trupat që do të vendosen në këto territore do të jenë njësi elitare të marinës, të stërvitura në luftën kundër zbarkimeve amfibe.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2000 që diplomacia tajvaneze i rikthehet një prej zonave më konfliktuale në botë.

Lajmërimi i qeverisë tajvaneze vjen vetëm pak ditë pasi Filipina paraqiti në OKB një notë proteste ndaj Kinës, për shkak të pretendimeve të kësaj të fundit për territoret.

Top Channel