Superfuqitë kërcënojnë Izraelin

19/04/2011 17:10

Nëse Izraeli nuk do t’u kthehet bisedimeve, katërshja për Lindjen e Mesme: OKB, SHBA, BE dhe Rusia mund të shkojne më tej, deri në njohjen e Shtetit Palestinez sipas kufijve të vitit 1967.

Lajmin e ka bërë të ditur “Los Angelos Times”, e përditshme amerikane që citon burime diplomatike amerikane dhe europiane.

Për arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve, izraelitet dhe palestinezët kanë pranuar si datë shtatorin e 2011-ës, por negociatat janë bllokuar ende pa i filluar.

Top Channel