Siria: Protestat, rebelim i armatosur

19/04/2011 00:55

Autoritetet siriane duket se nuk kanë ndërmend të tolerojnë protesta të mëtejshme në sheshet e rrugët e vendit.

Në një deklaratë për mediat, Ministri i Brendshëm sirian i cilësoi manifestimet si rebelime të armatosura të mbështetura e të udhëhequra nga ekstremistë islamikë me orientim salafit.

Deklarata ka ardhur kur thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga protesta të mëdha kundër presidenti Bashal al Asad, protesta këto të shoqëruara edhe me dhjetra të vdekur.

Top Channel