Përplasja Francë-Itali, BE mbështet Parisin

19/04/2011 01:40

Zyrtarë të BE deklaruan mbështetjen e tyre për Parisin, pas acarimit me Romën, për shkak të bllokimit nga autoritetet franceze të trenave që vinin nga Italia nga frika e dyndjes së emigrantëve afrikanë.

Komisionerja Sesilia Malmstrom tha se Franca po vepron sipas të gjitha të drejtave, ndërsa një zëdhënës i Bashkimit Europian u shpreh se Parisi nuk është i detyruar të pranojë emigrantët e pajisur me leje të përkohëshme qendrimi nga autoritetet italiane.

Sipas BBC, më herët, Ministria e Brendshme franceze tha se trenat që lëvizin me Ventimiljas dhe Metous në Francë po punojnë normalisht.

Italia u ka dhënë leje qendrimi të përkohëshme shumë prej 26 mijë emigrantëve tunizianë që mbërritën në brigjet italiane pas trazirave, duke tejmbushur qendrat e strehimit.

Autoritetet franceze thanë se do të lejojnë kalimin e këtyre emigrantëve nëse ata janë dëshmojnë se janë në gjendje financiare për të mbajtur veten.

 

 

Top Channel