OKB: Operacione humanitare në Libi

19/04/2011 01:20

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se synon të nisë sa më parë operacionet humanitare në Libi.

Zyrtarë të organizatës thanë se situata në Misurata është e tmerrshme dhe se një ekip humanitar do të niset për atje.

“Ajo që kërkojmë është që një mision i OKB-së të mund të hyjë në Misurata dhe të vlerësojë situatat dhe nevojat atje”, deklaroi zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

Më parë kryeministri Britanik David Kameron nuk e përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake nga toka për t’i dhënë fund masakrës mbi popullesinë civile nga ana e regjimit të Gedafit, i cili tashmë po përdor edhe artilerinë dhe snajperët kundër civilëve.

“Duhet të pyesim veten cfarë mund të bëjmë më shumë për të ndaluar humbjen e jetëve civile? Po e shohim të gjithë se cfarë po ndodh atje dhe cfarë ne mund të bëjmë më shumë”, tha Kamerun.

Top Channel