Nuk i përgjigjet avionit, po shihte film

19/04/2011 18:15

Punonjësi i nëntë i trafikut ajror u shkarkua nga puna ditën e sotme në SHBA, por ndryshe nga tetë të tjetër, ai nuk ishte kapur duke fjetur në punë.

Pas hetimit të autoriteteve përkatëse pas skandalit që përfshiu sektorin aeronautik pasi disa aksidente u rrezikuan të shkaktoheshin nga mungesa e kompetencës së punonjësve të kullës së kontrollit, u zbulua se kishte edhe nga ata që linin vendin e punës për të parë filma.

Një punonjës në aeroportin e Oberlinit, Ohajo, u shkarkua sot pasi nuk i kishte kthyer përgjigje disa avionëve, pasi ishte i gjithi i përqendruar tek një film që kishte vënë në transmetim në një kompiuter aty pranë.

Si rrjedhojë, ai kishte lënë mikrofonin hapur, duke pamundësuar marrjen e telefonatave nga avionët, por të paktën mundi t’i transmetonte atyre sekuenca nga filmi.

Top Channel