Misteri i kinezëve bjondë

19/04/2011 10:30

Nëse mendojmë për karakteristikat e pamjes së jashtme të kinezëve do të thonim se janë të shkurtër, sy të zinj, brunë dhe me hundë të vogël.

Por, ka dhe një grup kinezësh me karakteristika krejt të kundërta me ata të “zakonshmit”: të gjatë, bjondë, me sy bojëqielli dhe hundë të madhe. Liqian, një popullsi në verilindje të Kinës, ka në përbërje të saj një numër të madh personash me këto karakteristika.

Analizat që janë bërë kanë treguar se 56% e ADN-së së tyre është kaukaze. Mendohet se këta kinezë të veçantë mund të jenë pasardhës të romakëve, të cilët kanë arritur deri në Kinë me ushtrinë e tyre rreth 2 mijë vjet më parë.

Por, deri më tani nuk është gjetur asnjë monedhë apo armë romake në këto territore kineze. Gjetja e tyre do të zbulonte me siguri se legjionarët romakë kanë qenë në Kinë dhe disa prej tyre kanë jetuar më pas në vendin aziatik.

Top Channel