Libia: Ok hyrjes së agjencive humanitare

19/04/2011 08:45

Qeveria libiane ka premtuar aksesin e agjencive humanitare në zonat që janë nën kontrollin e saj, ka bërë të ditur OKB.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se marrëveshja lejon punonjësit humanitarë të organizohen në kryeqytetin Tripoli dhe të lëvizin lirshëm nëpër Libi.

Ndërkohë, rreth 1 mijë persona që ishin evakuar nga Misrata kanë mbërritur në bazën e rebelëve në Bengazi.

Trupat pro-Gaddafi-t kanë sulmuar prej disa ditësh qytetin dhe druhet se disa qindra persona kanë mbetur të vrarë.

Ndërkohë, të evakuarit janë dërguar jashtë qytetit me një anije të vënë në dispozicion nga agjencitë humanitare dhe janë në pritje që të shpëtohen.

Rebelët deklaruan të hënën se po forconin kontrollin e tyre në Misrata, ndërsa trupat pro-Gaddafi vazhdojnë të bëjnë presion në qytetin e Axhdabijas, në lindje të vendit.

Top Channel