Libi, NATO bombardon Tripolin e Sirten

19/04/2011 16:00

NATO është rikthyer të bombardojë disa nga qytetet kryesore të Libisë, bëri sot të ditur një televizion vendas.

Gjatë mëngjesit, forcat e aleancës bombarduan disa rajone pranë kryeqytetit Tripoli dhe vendlindjes së Gaddafi-t, Sirte.

Më vonë gjatë ditës, u godit edhe zona e Al-Habrës dhe ajo e Azizijah.

Top Channel