Kubë, reforma të thella demokratike

19/04/2011 17:00

Reforma ekonomike që do të azhornojnë socializmin dhe do të mbajnë parasysh tendencat e tregut do të realizohen në Kubë, por gjithmonë ekonomia do të realizohet mbi bazen e planifikimit, u vendos në Kongresin e Partisë Komuniste të Kubes.

Reformat ishin propozuar nga presidenti i ri, Raul Castro. Sipas një dokumenti të publikuar pas Kongresit, politika ekonomike e partisë do te ndjekë parimin sipas të cilit vetëm socializmi mund të fitoje mbi vështirësitë e mund të ruajë fitoret e revolucionit.

Përpos shoqërisë shtetërore socialiste, që do të mbetet forma kryesore në ekonominë kombëtare, Kuba do të njohë investimet e huaja, kooperativat private, pronën e fshatarëve të vegjël dhe punëtorët e pavarur.

Në këtë Kongres të Gjashtë është votuar projekti i reformave që parashikon shkurtimin e punëtorëve shtetëtorë, eliminimi gradual i të librezave të racionit dhe zgjerimi e nismave private.

Ndërkohë, është zgjedhur edhe Komiteti Qëndror i partisë. Raul Castro, aktualisht zv/kryetar i partisë, mendohet se do të zgjidhet si kryetar i saj në mbledhjen e parë që do të zhvillojë komiteti për të zgjedhur byronë politike, duke zënë kështu vendin e vellait të tij Fidel.

Ky i fundit ka kërkuar që të mos bëjë pjesë në Komitetin e ri Qëndror. Në një artikull, Fidel Castro ka bërë të ditur se i kishte kërkuar të vëllait Raul që të mos e bënte pjesë në listën e antarëve të Komitetit, duke shtuar se tashmë ai kishte marrë mjaftueshmerisht konsiderata e lëvdata dhe s’kishte menduar kurrë se do të jetonte kaq gjatë.

“Raul e dinte që nuk do të pranoja asnjë detyrë në”, parti-ka thënë lideri historik kubanez, duke shtuar se megjithëse i vëllai vazhdonte t’a quante kryetar, ai vetë i kishte dorëzuar detyrat që kur u sëmur në 2006-ën dhe sipas tij, nuk kishte provuar me të ushtronte asnjë funksion.

Top Channel