Kubë, komunistët lejojnë pronën privat

19/04/2011 02:50

Kongresi i Partisë Komuniste, që po mban prej disa ditesh punimet në Kubë, vendosi që për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh të lejohet shitje-blerja e shtëpive.

Kubanezët deri para këtij vendimi u lejohej vetëm trashëgimia e banesave të tyre ose shkëmbimi, që kryhej nëpërmjet një sistemi shpesh të korruptuar.

Nuk u dhanë detaje se si do të funksionojë saktësisht shit-blejra në Kubë.

Ky është kongresi i parë i Partisë Komuniste në 14 vitet e fundit e që synon rivitalizimin e vendit e reforma të thella. Kongresi i hapi punimet me fjalimin e presidentit, Raul Kastro për kufizimin e pushtetit me dy mandate me nga pesë vjet.

Top Channel