Japoni, vendi ende i mbuluar nga uji

19/04/2011 10:05

Tsunami gjigand që pasoi tërmetin 9 ballë të 11 marsit ka përmbytur një zonë të Japonisë të gjerë pothuajse sa qyteti i Tokios.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë japoneze, sipas të cilave uji ka përfshirë një sipërfaqe prej 561 kilometrash katrorë.

Sipas të njëjtave burime, uji i tsunamit ka arritur gjithashtu të depërtojë nëntokë, në gjashtë prefektura të Japonisë veri-lindore.

Ndërkohë, në vendin aziatik vazhdojnë problemet me rrjedhjen radioaktive nga centrali atomik i Fukushimës, i dëmtuar nga tsunami në fjalë.

Gjithashtu, nga kjo dukuri natyrore dhe nga tërmeti i 11 marsit numri i viktimave ka shkuar në rreth 13 mijë, ndërkohë që mijëra persona të tjerë konsiderohen të humbur.

Top Channel