Do realizonte një sfidë nga Tik Tok-u, 12-vjeçari në Nju Jork mbytet tragjikisht me një petull në shkollë
Pas mbërritjes së 700 klandestinëve në ishullin italian të Lampeduzës fshihet dora e kolonelit Muammar Gaddafi, deklaroi Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini.
Sipas tij, Roma zyrtare do të ketë shumë shpejt në dorë prova të ofruara nga qeveria e përkohshme e kryengritësve, e cila siguron se Gaddafi po vë në jetë kërcënimet e tij për të destabilizuar Europën me emigrantët e paligjshëm dhe trafikun e qënieve njerëzore.
Fluksi i emigrantëve ka krijuar një krizë në Bashkimin Europian, me Francën që ka shpallur të pavlefshme lejet e përkoheshme italiane, edhe pse midis dy shteteve ekziston marrëveshja e lëvizjes së lirë.
Top Channel