Gjendet një alien i vdekur në Siberi

19/04/2011 14:00

Një video në internet në të cilën duket një trup i pajetë “alieni” në borën e Siberisë po bën xhiron e botës.

Trupi është gjetur në Irkutsk, në jug të Siberisë.

Jahtëtokësorit i mungon një dorë dhe një këmbë në videon e postuar në Youtube.

Cështja është marrë shumë seriozisht dhe është ngritur një grup hetimi. Gjithsesi, hetuesit shprehen se nuk ka pasur asnjë lëvizje të mjeteve ajrore në zonën ku është gjetur ky UFO, siç quhet nga banorët lokalë.

Klipi është parë rreth 1 milion herë brenda pak ditësh në Youtube.

Top Channel