Clirohet nga akuzat gjenerali amerikan

19/04/2011 09:10

Pentagoni ka cliruar nga të gjitha akuzat një gjeneral të ushtrisë amerikane i përzënë pasi ai dhe stafi i tij kishin përdorur një fjalor të rëndë ndaj autoriteteve amerikane.

Deklaratat, në të cilat vihej re një mungesë e thellë respekti ndaj lidershipit të Shteteve të Bashkuara, ishin publikuar nga një revistë amerikane.

Por një hetim i Pentagonit vlerësoi si të pamjaftueshme provat ndaj gjeneralit Stanley McChrystal, i akuzuar për shkelje të politikave ushtarake.

Hetimi arriti në përfundimin se deklaratat e ushtarakut, të publikuara në revistën “Rolling Stone”, nuk ishin të provuara me shkrim.

Për shkak të deklaratave të tij, gjenerali McChrystal, deri në qershor komandant i trupave aleate në Afganistan, u shkarkua nga kjo detyrë.

Presidenti amerikan Barack Obama e zëvendësoi atë me gjeneralin David Petraeus, duke deklaruar se McChrystal kishte dështuar në arritjen e standarteve që duhet të implementohen nga një komandant.

Top Channel