“LAT” dhe “NYT” fitojnë Cmimet Pulitzer

19/04/2011 12:50

Gazetat “Los Angeles Times” dhe “New York Times” janë nderuar secila me Cmimin Pulitzer për gazetarinë.

“LAT” fitoi cmimin për shërbimin publik për publikimin e një seri artikujsh që tregonin se si disa politikanë të Kalifornisë i kishin bërë rrogat e tyre me 6 shifra.

Ndërsa “NYT” fitoi cmimin për komentet dhe raportimet e ngjarjeve ndërkombëtare.

Cmimet Pulitzer jepen cdo vit nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, për të nderuar letërsinë më të mirë, gazetarinë dhe muzikën në Shtetet e Bashkuara.

Raportimet e “LAT”, që denoncuan se si autoritetet e qytezës së Bellit po ngrinin taksat mbi pronën dhe po rrisnin rrogat e tyre, cuan në arrestimin e disa zyrtarëve të rëndësishëm.

“Fituesit e vërtetë në këtë mes janë qytetarët e Bellit, që arritën të hiqnin qafe atë që mund të përshkruhet si një regjim shtypës”, ka deklaruar reporteri Jeff Gottlieb pas dhënies së cmimeve.

Gjithashtu, “Los Angeles Times” fitoi edhe një cmim të dytë për reportazhet dhe fotografitë më të mira.

Top Channel